DURRËS
Ndonëse ka qenë një protestë kryesisht paqësore, katër persona janë shoqëruar nga policia e Durrësit. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se ata janë proceduar për organizim të paligjshëm dhe dëmtim të pronës.
Dhjetëra të rinj marshuan edhe sot në Durrës për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga policia ku me sa duket ka pasur dhe disa dëmtime të koshave e sinjalistikë. Më pas protestuesit u ulën para drejtorisë së Policisë Durrës për një manifestim paqësor.