Gjithsej 3 xhami janë mbyllur në Francë, që pas sulmeve të 13 nëntorit në Paris ku humbën jetën 130 persona. Ministri i Brendshëm francez Bernard Cazeneuve tha se xhamitë janë mbyllur në kuadër të luftës dhe parandilimit të akteve terroriste në vend. Kjo është dhe hera e parë që në Francë janë mbyllur xhami, me arsyetimin se atje ka “djepe të radikalizimit”.
Njëra nga xhamitë, vetëm 35 km larg Parisit u shënjeshtrua nga policia këtë të mërkurë. Organet zyrtare të saj thanë se atje gjetën një pistoletë 9 mm-tërshe si dhe një hard disc kompiuteri që përmbante propagandë ekstremiste. 1 person u arrestua dhe 22 të tjerë u dëbuan nga Franca, teksa 9 veta u vunë në arrest shtëpie gjatë bastisjes në këtë xhami. Dy xhamitë e tjera, njëra në Lion dhe tjetra në Gennevilliers, një zonë e Parisit u bmyllën javën e shkuar, pas ngritjes së gjëndjes së emergjencës.