Ashtu siç ishte paralajmëruar sot në orën 11:00 në qendër të Shkodrës nisur grumbullimi i qytetarëve për të protestuar për vrasjen e Klodjan Rashës, e dyta që zhvillohet.
Protesta e cila nishi si një marshim nga lagja Luigj Gurakuqi për të vijuar drejt Prefekturës së Shkodër dhe u ndalën para selisë së PS-së Shkodër.
Por këtu të rinj nisën të gjuajnë me gurë në drejtim të selisë së PS-së duyke thyer xhamat. Për të ndaluar të rinjtë është dashur ndërhyrja e disa protestuesve të tjere që kanë dale para selise roze dhe disa të tjere që i kanë larguar nga aty.
Por ata janë rikthyer përsëri aty dhe pasi thyen derën dhe dritaret ata kanë hyrë brenda godinës duke nxjerrë orenditë dhe duke u vendosur flakën.
POr protestuesit nuk janë ndalur me kaq, ata u kanë vënë flakën tabelave të reklamave në rrugë, pasi i kanë thyer e shkatërruar më parë. Gjithashtu i është vënë flaka dhe koshave të mbeturinave.
g.kosovari