Gjykata e Lartë hodhi poshtë të premten një padi gjyqësore të mbështetur nga Presidenti Donald Trump për të përmbysur fitoren e Joe Biden-it në zgjedhje.
Urdhri i gjykatës, është treguesi më i fortë se Trump nuk ka asnjë shans për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve në gjykatë, dhe se gjyqtarët që ai vendosi atje nuk kanë asnjë interes për të lejuar qe ofertat e tij të dëshpëruara ligjore të vazhdojnë.
Nga ana tjetër Kolegji Zgjedhor do të mblidhet të hënën për të pohuar fitoren e Biden. Procesi gjyqësor nisi pas padisë se Prokurorit të Përgjithshëm të Teksasit Ken Paxton, një aleat i cili u vendos nga Trump, i cili kërkoi të padisë Pennsylvanian, Michiganin, Georgian dhe Wisconsin që shkuan në favor të Biden dhe te kthente të pavlefshme rezultatet e tyre të zgjedhjeve.
Në një deklaratë të shkurtër, gjykata tha se shteti Teksas nuk ka të drejtën ligjore të padisë shtetet Miçigan, Xhorxhia, Pensilvani dhe Uiskonsin sepse “nuk ka demonstruar një interes të perceptueshëm nga pikëpamja gjyqësore për mënyrën në të cilën një shtet tjetër zhvillon zgjedhjet e tij”.
Gjyqtarët konservatorë Samuel Alito dhe Clarence Thomas thanë se ata do ta kishin dëgjuar ankimimin e Teksasit, por nuk do të kishin bërë siç dëshironte Teksasi për lënien mënjanë të 62 votave elektorale për zotin Biden nga këto katër shtete.
“Gjykata e Lartë me të vërtetë na zhgënjeu. Pa Guxim!”, Shkroi Trump në mes të mesnatës.
Mike Gwin, një zëdhënës i fushatës së Biden, tha se vendimi nuk ishte “befasi”.
g.kosovari