Analisti Ilir Yzeiri tha për Euronews Albania se protesta e sotme në Tiranë ishte një shfaqje e bezdisshme e si ato që sipas tij ka mbajtur kreu i PD që nga 2017 e këtej.
Sipas tij, PD po bën një gabim shumë të madh duke shfrytëzuar një ngjartje trasgjieke si kjo që ka ndodhur për të zgjidhur problemet e saj me dhunë.
Kjo është një protestë e strukturuar që pati një shkak, por të identifikosh shtetin me një aksident është një gabim i rëndë për një forcë politike, por s’ka në perëndim një forcë politike që i zgjidh problemet e saj me dhunë, bëjnë thirrje që protestuesit të përmbahen. Nuk ka asnjë vend të botë që të dalë një force politike dhe të mbështesë një protestë të dhunshme. Opozita nuk mund ta përdor këtë për të nxitur aktet e dhunës”, tha z. Yzeiri.
“Sandër Lleshaj është një figurat më të mira që kemi pasur ndonjëherë në ministrinë e brendshme, bashkë me Fatmir Xhafaj. Dorëheqja është një kulturë demokratike, një ndjenjë të lartë përgjegjësie.
Lleshaj ka ndjerë përgjegjësinë morale pa pasur asnjë përgjegjësi profesionale. Këtë e ka bërë në PD vetëm Ilir Rusmali, por jo Basha kur policia e tij vrau 4 veta në bulevard. Ardi Veliu s’ka lidhje me ngjarjen.
Funksioni i z.Lleshaj është politik, kanë anën morale dhe politike, kurse z. Veliu ka anën profesionale. Nuk duhet të largohet Ardi Veliu por ata drejtues të atij grupi të vogël që nuk e kanë trajnuar siç duhet efektivin që kreu krimin.
Koston politike e mori ministri. Nuk ka për të ndodhur asgjë, nga 2017 i kemi parë këto skena nëpër rrugët e Tiranës. PD edhe ato pak kuota politike që kishte i humbi me këto skena të shëmtuara dhune që nxiti”, tha z. Yzeiri. /a.p