Ilir Meta sot ka kerkuar qe Vjosa te shpallet Park Kombetar, teksa merrte pjese ne Forumin Ndërkombëtar për lumin Vjosa. Por, mesa duket Ilir Meta ka mbetur prapa ne kohe, pasi kjo qe Meta kerkon, eshte prej muajsh nje fakt i kryer nga qeveria. Natyrisht qe Ilir Meta e di si eshte e verteta, por ben politiken e dites. (LEXO POSTIMIM E KRYEMINISTRIT)
Por pertej kesaj, ka edhe nje historik mbi qendrimin e Ilir Metes mbi Hecet me koncension dhe Vjosen. Sa i perket te pares, Ilir Meta ne qeveri me Sali Berishen ne vitet 2009-2013, ka dhene qindra koncensione (shih Tabelen) dhe nuk ka folur kurre kur shkaterrohej Valbona. Ilir Meta qe sot ben si ithtar i natyres, ka qene promotor dhe shkaterrues i saj me firme e me vule.
Ndersa sa i perket Vjoses qe qeveria prej muajsh e ka shpallur Park Kombetar dhe ka anuluar lejet per HEC-e, Ilir Meta ndryshe nga ç’propagandon sot, kur ishte ne qeveri lobonte qe aty te ndertohej HEC.(shih tabelen).
Duke pare faktet e mesiperme kuptohet qarte se Ilir Meta nuk ka asnje lidhje me parimiet, por thjeshte vepron sipas interesit te ngushte te momentit, duke qene nje here ne krahun e lobimit per shkaterrimin e Vjoses e tani qe eshte shpallur Park Kombetar, si ithtar i mbrojtjes se saj. E ne kete pike eshte per te ardhur keq per ate qe duhet te ishte Presidenti i vendit e qe eshte katandisur ne nje shakator te çorientuar. /Lexo.al
Marrë nga lexo.al