Pas vendimit të qeverisë për të falur kamatvonesat për faturat e pashlyera ndër vite për rreth 22 mijë familje në nevojë, ka reaguar Partia Demokratike, e cila përmes Sekretares për Marëdhëniet me Publikun Grida Duma, ka akuzuar Kryeministrin Rama, se po vjedh propozimet e bëra nga PD. Grida Duma tha se Kryeministri është i tmerruar nga revolta populore e cila e pret atë më 8 dhjetor.
“I tmerruar nga revolta popullore, nga bashkimi i madh i qytetarëve në protestën e 8 dhjetorit, Edi Rama po riciklon çdo ditë shpifje ndaj kryetarit të Partisë Demokratike.
Eshtë kjo frikë që e detyron të kopjojë propozimet e opozitës. Falja e kamatëvonesave për familjet në nevojë, është kërkuar me forcë nga Partia Demokratike.
Por as falja e kamatëvonesave, dhe asnjë marifet i vogël, nuk do të bëhët dot komardare shpëtimi për Edi Ramën, për kryeministrin më të korruptuar në Ballkan, me 200 milionë euro pasuri sipas dokumentit të punës së OSBE. Pasuri e vënë me rryshfete si ai që kërkoi për pallatin 16 katësh në zemër ët Tiranës.
Qytetarët po ngrihen, me 8 dhjetor do të tregojnë forcën e sovranit para Edi Ramës, që nuk mbajti ndaj tyre asnjë premtim, që rriti çmimin e energjisë për të pamundurit, dhe me energjinë bëri miliarda për vete e 40 hajdutët e tij.
Për 11 vite mori rryshfete për çdo leje ndërtimi në Tiranë, shkatërroi qytetin, e sot vjedh çdo ditë 1 milionë dollarë në dogana e tatime, dhe qëndron pas çdo tenderi e koncesioni miliona eurosh.
Agonia e këtij kryeministri të korruptuar është drejt fundit, dhe një rrugë e re hapet për Shqipërinë pas 8 dhjetorit.”- tha Grida Duma.