Mes protestuesve që u mblodhën për vrasjen e Klodian Rashës, një vajzë u prezantua teksa fliste për mediat si motra e këtij të fundit, por kjo gjë nuk rezultoi të ishte e vërtetë.
Haruni thotë se punon në kasë, në një supermarket, dhe bën një jetesë midis Shqipërisë dhe Gjermanisë.
Vajza i kërkon falje familjes Rasha dhe thotë se nuk ka komunikuar me ta.
Më tej, ajo zbulon se i ra të fikët në protestë pasi e goditën në bark dhe në shpinë.
“E kane keqkuptuar se si te isha motra e tij, por jemi rrit ne nje lagje dhe prandaj kam folur si motra e tij. Nuk e dija se kane marre njoftimet njerezit dhe punoj ne kase ne supermarket dhe jetoj pak ne Shqiperi se jetoj ne Gjermani. Me kane hapur probleme dhe besoj qe ti heq. Nuk kam folur me familjaret e Klodian Rashes dhe me kane marre familja ime. I kerkoj shume falje familjes dhe Zoti e qofte ne Xhehnet. Me ra te fiket ne proteste ku me goditen ne bark dhe ne shpine”, tha ajo për “Shqipëria Live”, shkruan Top Channel.
Ja çfarë deklaroi para mediave vajza ditën e djeshme:
“Dua një të drejtë nga shteti, dua të drejtën e vëllait tim. Për çfarë u vra? Për çfarë policia nuk qëlloi në ajër, por i qëlloi në kokë. Kërkoj drejtësi për vëllanë tim, ne duam të drejtën për çfarë arsye është vrarë. Ka qenë djalë shumë i rregullt, nuk ka pasur armë. Kërkoj të dorëhiqet Edi Rama dhe Sandër Lleshaj, kërkoj mbështetje sa më shpejt. Nuk e prisja kur kam marrë vesh se vëllai im është i vrarë, më thoshin se është arrestuar, kur ma kanë sjellë jam tronditur”, u shpreh ajo.