Protesta për vrasjen e Klodian Rashës përfundoi pas përleshjes së demonstruesve me policinë, para Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë e më pas në sheshin Skënderbej.
Lidhur me këtë deklaratë në emisionin Open ka ndërhyrë edhe moderatorja Eni Vasili, e pyeti se përse Basha duhet të bëhet kryeministër kur në kohën që ai ka qenë ministër i Brendshëm u vranë në Bulevard 4 persona.
Pjesë nga biseda:
Gjekmarkaj: Lleshaj duhet të japë dorëheqjen.
Vasili: Atëherë kam një pyetje. Ju mendoni se Lleshaj duhet të japë dorëheqjen se u vra një person, ndërsa Basha duhet të bëhet kryeministër edhe pse në Bulevard u vranë 4 persona.
Vasili: Ju jeni mbështetës i Bashës.
Gjekmarkaj: Jam i opozitës. Në atë kohë kam qenë në një profesion tjetër.
Gjekmarkaj: Po duhet të kishte dhënë dorëheqjen Basha. Mendon se më intimidon se nuk jap përgjigjen.
Vasili: Ishte një pyetje
Gjekmarkaj: Tema ishte tjetër…
Vasili: Tema është vrasja e një njeriu të pafajshëm.
g.kosovari