Spitali i Traumës ka dhënë informacion lidhur me situatën e një prej policëve që u plagos gjatë protestës dhe rrezikon të humbasë njërin sy.
Sipas një prej mjekeve, polici ka pësuar traumë okulare, që lidhet me një goditje që ai ka marrë me mjet prerës, ndoshta xham, dhe që i ka prekur pjesë delikate të syrit që ndikon tek pamja.
Ajo garanton se do bëhet e pamundura për policin, por thotë se do kryhet një operacion i parë ndaj tij dhe më pas do të ketë edhe një tjetër më të specializuar.
”Momentalisht do bëjmë të pamundurën sipas protokollit për të bërë përpunimin e plagës. Më pas pacienti do kërkojë një ndërhyrje më të specvializuar për rikuperimin e shikimit.
Si të gjithë të sëmurët me traumë okulare, lidhet dhe me një shok të përgjithshëm psikologjik, nuk komunikon mirë, pritet anestezia e përgjithshme.
Do të bëjmë të pamundurën, si një traumë okulare, ndoshta me xham, ka prekur pjesë delikate për pamjen, ndikon tek pamja.
Do bëjmë operacionin e parë sipas protokolleve, në vijimësi duhet një operacion tjetër, syri ka thuajse zbrazje totale.”- tha mjekja.
g.kosovari