Mjeku Drini Dobi ka humbur jetën për shkak të koronavirusit. Për shkak se gjendja e tij shëndetësore ai shkoi në Itali për t’u kuruar.
Mjeku i njohur neurolog Drini Dobi është nisur me urgjencë disa ditë më parë drejt Italisë për të marrë një mjekim më të specializuar, pasi gjendja e tij pas infektimit me COVID-19 u rëndua.
Për dërgimin e tij në Itali që të marrë mjekim më të specializuar të afërmit e ndihmuan finaciarisht. Po ashtu ata hapën dhe një llogari bankare për të bërë bashkë një shumë që të mbulojë shpenzimet e qëndrimit në spitalin italian dhe mbulimin e plotë të kurës së tij, por për fat të keq mjeku nuk ia ka dalë të fitojë betejën me sëmundjen vdekjeprurëse.
g.kosovari