Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën leku fitoi terren ndaj dollarit amerikan dhe euros, por humbi pikë ndaj paundit britanik.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane këmbye sot me e 102.02 lekëve, ose 0.29 lekë më pak se një ditë më parë.
Edhe në raport me euron leku është forcuar lehtë. Monedha e përbashkët europiane këmbehet sot me 123.74 lekë, ose 0.04 lekë më pak.
Paundi britanik u këmbye sot me me 137.19 lekë, ose 1,48 lekë më shumë, ndërsa franga zvicerane këmbehet me 114.93 lekë ose 0.22 lekë më shumë, krahasuar me të martën.
/a.r