Fëmijët janë prekur nga Covid në Shqipëri! Shefja e Shërbimit të Pediatrisë Infektive në QSUT, Xhorxhina Kule ka treguar për ‘Abcnews’ se janë kuruar nga Covid 70 fëmijë, ndërsa vijojnë të jenë të shtruar në spital 10 fëmijë të infektuar me Covid.
Doktoresha është shprehur se fëmijët e kalojnë në formë më të lehtë koronavirusin, por patjetër që ka pasur dhe raste të vështira.
Sipas saj nga marsi e deri më tani ka pasur një jetë të humbur nga Covid të një fëmije 16 muajsh dhe po ashtu një tjetër i cili ka qëndruar për disa ditë i intubuar por fatmirësisht tashmë është mirë.
“Kemi 10 fëmijë të shtruar tashmë me Covid por që nga fillimi e deri më tani numri i fëmijëve me Covid të shtruar në spital shkon deri në 70 fëmijë. Kemi parë që forma të rënda koronavirusi ka bërë dhe të moshat e reja dhe e njëjta gje vlen të thuhet dhe te fëmijët me bronko-pneumoni, por dhe te fëmijët me sëmundje të ndryshme metabolike, me probleme të ndryshme gjenetike dhe me probleme zemre. Kemi pasur një rast fataliteti te një fëmijë me 16 muaj.Në oksigjen janë futur rë gjithë moshat duke filluar nga një muajsh ne kemi hospitalizuar deri në 14 vjeç, ne kemi pasur dhe një fëmijë të intubuar në repartin e terapisë infektive dhe fatmirësisht pati ecuri të mirë dhe u shërua. Duhet të kemi parasysh se rasti rastit nuk i ngjan, ka një udherrëfues ka disa insufiçenca bazë por nuk ka një preparat për të menaxhuar. Terapia që përdoret te fëmijët është e njëjtë dhe me të rriturit, ne përdorim antibiotiko terapinë, etj, ka dhe disa antibiotikë që ne nuk i përdorim në rastet e fëmijëve”, ka thënë doktoresha.
g.kosovari