Rregullatorët e Mbretërisë së Bashkuar kanë paralajmëruar njerëzit që kanë histori të reaksioneve alergjike “të rëndësishme”, se nuk duhet të marrin vaksinën Pfizer/BioNTech.
Në një artikull të “Mirror” shkruhet se ky paralajmërim erdhi pasi dy anëtarë të stafit të NHS, që u vaksinuan dje, përjetuan reaksione alergjike.
Britania e Madhe u bë vendi i parë në botë që miratoi vaksinën Pfizer javën e kaluar dhe dje filloi vaksinimin e pacientëve të shtëpive të kujdesit, spitalit dhe personelit shëndetësor (NHS).
Drejtori Kombëtar Mjekësor për NHS-në, në Angli, profesor Stephen Powis, tha: “Siç është e zakonshme me vaksinat e reja, MHRA këshillon për marrjen e një mase paraprake, që njerëzit me një histori të konsiderueshme të reaksioneve alergjike nuk mund ta marrin këtë vaksinim, pasi dy persona me histori të reaksioneve të rëndësishme alergjike u përgjigjën negativisht dje. Të dy janë duke u shëruar”.
Agjencia Rregullative e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA) ka këshilluar paraprakisht shërbimet shëndetësore se kushdo që ka një histori të reaksioneve alergjike “të rëndësishme” ndaj ilaçeve, ushqimive ose vaksinave nuk duhet ta marrë vaksinën.
g.kosovari