Presidenti i Republikës, Ilir Meta është shprehur se kryeministri Edi Rama kërkon të vërë dorë mbi zgjedhjet e 25 prillit 2021, ndërsa thekson se po bllokon integrimin e vendit, pasi ky nuk është prioritet i tij.
I ftuar në emisionin “përballë” më Lufti Dervishin, Meta theksoi se dy elementët thelbësorë për të ardhmen e Shqipërisë janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe respektimi i Kushtetutës.
Ilir Meta: Rama kërkon të vërë dorë mbi zgjedhjet dhe po bllokon integrimin e Shqipërisë. Kjo ka pasoja fatale për të shtyrë jo vetëm në prill 25, por edhe më tej sepse nuk është prioriteti i tij integrimi. Në të kaluarën e tij ka pasur kontributet e tij, por tani jemi këtu.
Kemi dhe një problem në 30 vjet dhe do na duhet një restart. Për mua dy janë elementet themelorë në 30 vjet që nxjerr unë si konkluzion:
1-Zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe shenjtëri e votës. Kjo është vendimtare.
2-Kushtetuta. Ne jemi këtu ku jemi sepse nuk treguam respekt për Kushtetutën. Ne Kushtetutën që u bë në ’98, e goditëm herë pas here, natën, ditën, me çfarë patëm mundësi për interesa të momentit. Goditëm shtetin.
Këto janë dy elementët thelbësorë për të ardhmen e Shqipërisë.