Zëvendëskryeministri Erion Braçe ironizoi sot kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili gjatë një aktiviteti me rastin e 8 Dhjetorit, Ditës Kombëtare të Rinisë ka thënë mes të tjerash “8 vite të humbura në këto 4 vite”.
Kjo ka sjellë edhe reagimin e zv.ministrit Braçe, i cili u shpreh se janë “30 vite të humbura për t’i mësuar Lulëzim Bashës aritmetikën”.
Duke e ironizuar Bashën, Braçe bën një paralelizëm me paratë.
“4<8 dhe 8 nuk hyn tek 4! Apo ti nuk kupton kështu?! Shiko, ta bëjmë më të thjeshtë: 4 milionë euro janë më pak se 8 milionë euro! Pra, 8 milionë euro nuk hyjnë tek 4 milionë euro; Duhet ti shtojmë 4-ës një 0 që të bëhet 40 milionë euro e që bën të mundur që 8 të hyjë 5 herë tek 40-ta; Pra akoma më thjeshtë: Të duhen 8 vjet që duke vjedhur 5 milionë euro çdo vit, në 2013-ën të kesh 40 milionë euro plaçkë e parë”, – tha Braçe.