Lulzim Berisha dhe kunati i tij Plarent Dervishaj janë zyrtarisht në kërkim ndërkombëtar pas akuzave nga SPAK si të dyshuar për vrasjet e Klodjan Saliut dhe Vajdin Lamajt të ndodhura 15 vite më parë.
Sipas njoftimit të SPAK, tashmë GJKKO ka caktuar arrest me burg për Lulzim Berishën dhe Dervishajn teksa janë në kërkim pasi ende nuk është zbatuar masa ndaj tyre.
Pasi SPAK bashkoi procedimet për vrasjet e bujshme të 15 viteve më parë, del se në to ka gisht edhe Lulzim Berisha me kunatin e tij. Ndërkohë të akuzuar janë dhe Indrit Tuallai, L.Reci, Viktor Ymeri apo Emiljano Shullazi.
/a.r