Kryetari i PD-së, Lulzim Basha në kuadër të 30 vjetorit të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë ka bërë zotimin e tij publik se pas ardhjes së tij në pushtet do të kufizojë në vetëm dy mandate të postit të kryeministrit.
“Sot marr një zotim të veçantë, që është kufizimi i pushtetit dhe mandatit të kryeministrit. Kufizimi në vetëm dy mandate të postit të kryeministrit, të kreut të ekzekutivit.”, tha Basha.
Sipas Bashës, një politikan nuk jep dot më shumë se sa 8 vite në pushtet.
“Një njeri nuk jep dot më shumë se 8 vjet në pushtet. Pse duhet të kemi pushtetarë të përjetshëm, kur kemi të rinj e të reja shqiptare plot. Dy mandate janë mjaftueshëm për qeverisje, e më pas t’i hapet rruga rinisë. Kryeministri të mos zgjidhet në më shumë se 2 mandate. Bashkë do e largojmë të keqen. Zoti e bekoftë rininë shqiptare.”, pohoi kryedemokrati.
Gjatë fjalës së tij në një takim online me të rinj të FRPD-së, lideri demokrat tha se ndryshimi që të gjithë duan dhe presin do të këtë vulën dhe firmën e rinisë shqiptare, ashtu si 30 vite më parë.
“Mjafton që të kujtojmë se bashku se çarë ndodhi 30 vite më parë ë këtë vend. Ne sollëm demokracinë, lirinë e shtypit, të shprehjes së lirë, dhe po luftojmë që ta mbrojmë atë. Po luftojmë kundër përpjekjeve të vazhdueshme për ta mbyllur gojën opozitës. Ia dolëm që të ndryshonim ekonominë, nga një ekonomi e centralizuar, duke e bëre të lirë. Bëmë të mundur lëvizjen pa viza të shqiptarëve. E mbani mend dhe se sa e pamundur dukej në fillim! Shumica dërrmuese se besonin se një ditë do të udhëtonim pa viza në Europë. E di se shumë prej jush sot janë të dëshpëruar dhe mesi po prisni ndryshimin. Ky ndryshim, si 30 vite më parë, do të ketë firmën dhe vulën tuaj. Vulën dhe firmën e rinisë shqiptare.”, tha Basha./a.p