Tre persona të shpallur në kërkim janë vënë në pranga, të akuzuar për vepra të ndryshme.
Njëri prejt tyre është akuzuar për marrëdhënie seksuale me dhunë.
Është arrestuar shtetasi R.(K.). L., 34 vjeç, banues në fshatin Malbardhë, Kurbin, pasi ka kanosur me thikë fqinjën e tij, për motive të dobëta.
Po ashtu, është prangosur shtetasi M. P., banues në Lezhë, i shpallur në kërkim veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë më të mitur 14-18 vjeç “.
Gjithashtu, u bë ndalimi i shtetasit D. H., 21 vjeç, banues në Milot, Kurbin, pasi dyshohet të ketë vjedhur targat e mjetit në pronësi të shtetasit Z. F. Gjatë kontrollit të banesës të shtetasit D. H., u gjet dhe u sekuestrua një sasi municion luftarak.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.
/a.r