Nga sot në Tiranë do të nisin të aplikohen testet e shpejta për pacientët e dyshuar si të prekur me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shkruan në një status në rrjetet sociale se janë 100 mijë teste të shpejta të siguruara deri më tani, duke theksuar se rezervimi do të bëhet pranë mjekut të familjes.
“Nga sot ekipet e epidemiologëve të terrenit do të kryejnë edhe testet e shpejta, përveç testimit me metodën PCR, duke rritur aksesin për qytetarët për testimin në kohë dhe të sigurt.
100,000 teste të shpejta të siguruara dhe do të vijojmë të rrisim kapacitetet me të dy metodat e testimit. Së shpejti, hapen disa pika në Tiranë dhe në qytetet e tjera për testimin me rezervim pranë mjekut të familjes”, shkruan ministrja.
g.kosovari