Ushqimi luan rol të rëndësishëm në prishjen e dhëmbëve. Pesë ushqimet e mëposhtme janë veçanërisht të dëmshëm për ta.
Mollët
Një mollë në ditë e mban doktorin larg, thonë anglezët. Por, jo dentistin. Ato kanë sasi të lartë acidi, çka e dëmton smaltin.
Mishi
Mishi, i cili ngec shpesh nëpër dhëmbë, përmban sheqer, i cili është armik i dhëmbëve.
Kokoshkat
Ashtu si mishi, edhe kokoshkat ngecin mes dhëmbëve, duke ndihmuar kultivimin e baktereve.
Coca Cola
Edhe në rastet kur është pa sheqer, ka aciditet shumë të lartë, çka e bën armik të dhëmbëve.
Buka
Shumica e llojeve të bukës përmban sheqer, sidomos buka e bardhë.
Lajmi.net