Një video dramatike vjen nga Brazili, ku duket një efektiv policie me pistoletë në dorë, duke ia drejtuar një kolegut të tij në kokë.
Incidenti u filmua nga kalimtarët e shumtë dhe raportohet të ketë ndodhur të premten në Sao Paulo. Sipas medias UOL, efektivi Felipe do Nascimento mbërriti në vendin e punës pesë minuta me vonesë, pas pushimit të drekës.
Më vonë, disa kolegë të tyre që po shihnin skenën ndërhynë për të ndaluar Do Nascimento-n. Mediat braziliane raportojnë se efektivët, pjesë e Policisë Ushtarake, janë pezulluar nga detyra.