Në Mbretërinë e Bashkuar janë zhdukur në mënyrë të mistershme 50 miliardë paund dhe askush nuk e di me siguri se ku kanë shkuar.
Paratë janë fshehur diku por Banka e Anglisë nuk e di se ku, nga kush dhe pse, dhe madje nuk duket e interesuar për ta marrë vesh, tha drejtuesja e Komitetit të Llogarive Publike, Meg Hillier, që merret me financat qeveritare.
Kjo ka ndodhur edhe për shkak të normës së ulët të interesit, tha raporti. “Po shohim një rritje të përdorimit të parave cash,” tha shefja e kasës së Bankës së Anglisë, Sara John, në një dëëshmi para komitetit në tetor.
Shqetësimet rreth forcës së institucioneve financiare që nga kriza e 2008 gjithashtu ka kontribuar në këtë fazë që jemi sot, shtoi ajo.