Policia e Vlorës bën me dije se një makinë tip fuoristradë është gjetur e zhytur 7- metra larg bregut në Plazhin e Vjetër.
Dyshimet e para lidhen me një rast trafikimi, ku mendohet se automjeti ka tërhequr një gomone për ta futur atë në det dhe më pas ka ngecur.
Uniformat blu kanë nisur kërkimet në det për të gjetur mjetin lundrues, ndërsa policia ka identifikuar pronarin e automjetit bazuar në gjurmët e lëna dhe shenja të tjera identifikuese. (javanews.al)
FOTO: Ilustruese