Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka folur për integrimin e Shqipërisë në BE duke thënë se Reforma në Drejtësi është kyçe për arritjen e këtij qëllimi.
Kim shkruan se SHBA ka bashkëpunuar gjithmonë me BE për të ndihmuar Shqipërinë të ecë para dhe se “nuk ka mbyllur” sytë kurrë ndaj mangësive në vend, përkundrazi ka bërë thirrje që ato të përmirësohen, siç është ngritja sa më shpejtë e Gjykatës Kushtetuese.
“SHBA dhe BE janë të bashkuara në mbështetjen tonë për Shqipërinë në BE. Në asnjë moment SHBA nuk ka bërë thirrje për “mbylljen e syve” ndaj mangësive; përkundrazi, ne i kemi theksuar ata dhe kemi ofruar mbështetjen tonë për përparimin. Kjo është arsyeja pse Flamuri i Shteteve të Bashkuara – së bashku me BE – përqendrohet aq shumë në Reformën në Drejtësi, duke përfshirë nevojën që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale deri më 31 dhjetor. Shikoni faktet”, shkruan ambasadorja amerikane në ‘Twitter’.
g.kosovari