Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar njerëzit që të mos vetëkënaqen me faktin se është shpikur vaksina kundër Covid-19.
Ditën e sotme, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se ekziston shqetësimi se pavarësisht shpikjes së vaksinës, pandemia e Covid-19 nuk ka mbaruar.
“Përparimi në vaksinat na jep të gjithëve një nxitje dhe tani mund të fillojmë të shohim dritën në fund të tunelit. Sidoqoftë, OBSH është e shqetësuar se ekziston një perceptim në pandemia nuk ka mbaruar. E vërteta është se aktualisht, shumë vende janë dëshmitare të transmetimit shumë të lartë të virusit, i cili po bën presion të madh në spitale, njësi të kujdesit intensiv dhe punonjës shëndetësorë. Disa vende në Evropë kanë arritur të zvogëlojnë transmetimin e virusit duke vendosur masa të rrepta. Është e rëndësishme që njerëzit duhet të vazhdojnë të ndjekin masat kombëtare dhe lokale për të siguruar që rastet nuk të zvogëlohen.“, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Mike Ryan, i ngarkuar për situatat e urgjencës në agjencinë e OKB-së ka theksuar se vaktinat nuk do të sjellin zerim të COVID nëse nuk respektohen masat.
“Vaksinat nuk nënkuptojnë zero COVID. Ne kemi arritur (…) në një pikë lakimi të pandemisë. Ne u kërkojmë njerëzve të vazhdojnë të bëjnë përpjekje përballë COVID-19 duke respektuar masat”, tha ai.
g.kosovari