Teksa qeveria britanike bën thirrje për distancim social dhe shmangie të grumbullimeve për shkak të rritjes së shifrave të të prekurëve me COVID, duket se të rinjtë nuk i tremben pandemisë.
Qindra të rinj pushtuan qendrat e qyteteve në Cardiff dhe Swansea duke sfiduar temperaturat e ulëta të Uellsit, duke mos zbatuar rregullat e qeverisë për distancim social.
Policia britanike u u detyrua të ndërhynte në festën me alkool që zgjati deri në orët e para të mëngjesit dhe të shpërndante të rinjtë “të pabindur”.
Që prej fillimit të pandemisë, Britania e Madhe numëron 1,674,134 raste me COVID dhe mbi 60 mijë vdekje.
g.kosovari