Një sondazh në Angli ka zbuluar se 58% e popullisisë duan që të Kryemninistri i Anglisë, Boris Johnson të marrë vaksinën anti-Covid në sy të publikut.
Sondazhi është bërë nga Dailymail dhe tregoi se 58% e popullsisë duan që Johnson të kryej vaksinën anti-Covid në tëlëvizur ndërsa 16% e popullisë ishte kundër idesë.
Sondazhi është kryer pasi Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden tregoi në televizion se është gati që të filmohet duke marrë vaksinën për të ndërgjegjsuar popullsinë për të marr vaksinën.
Ndërkohë që nga politikanët në Angli vetëm Nicola Sturgeon dhe Matt Hancock kanë dalë në publik duke thënë se do ta merrnin vaksinën live për të qetësuar publikun.
Sondazhi u krye të Mërkurën, pasi Britania u bë vendi i parë në botë që miratoi vaksinën e Pfizer.
I pyetur në fillim të kësaj jave nëse Z. Johnson do të ishte i gatshëm të kishte një shfaqje në TV, sekretari i tij i shtypit Allegra Stratton tha: ‘Të gjithë e dimë karakterin e Kryeministrit, nuk mendoj se do të ishte diçka që ai do ta përjashtonte.
Ndërkohë që ditën e djeshme dolën të gatshëm edhe tre ish-Presidentët e SHBA-së, Barack Obama, George Bush dhe Bill Clinton që ta bëjnë vaksinën në sy të publikut për të ndërgjegjsuar publikun që ta marrin atë.
g.kosovari