Ish-deputeti socialist Namik Dokle ka reaguar në lidhje me ndarjen e parakohëshme nga jeta të kolegut të tij Marko Bello.
I pikëlluar nga kjo humbje, Dokle shkruan se lajmin e mori vesh në mesnatë.
“LAJM I MESNATES!!!
Sa i trishte! Sa i pabesueshem ky lajm i mesnates per vdekjen e mikut, kolegut, Marko Bello.
Pa i mbushur ende te gjashtedhjetat, na e mori covidcolera! C’behet keshtu? Po na behet fejsbuku varreze!!!
Lamtumire, i dashur Marko! Nuk do ta harroj kurre buzeqeshjen tende te pandare, shakane tende mbushur me miresi.” – thotë Dokle.
Kujtojmë se ish-ministri Marko Bello ndërroi jetë në një spital në Turqi, ku edhe po kurohej për infektimin me Covid.
/a.r