Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka bërë publike listën me 775 reparte ushtarake në shitje. Në total janë 1570 objektet shtetërore të nxjerra në shitje në kuadrin e privatizimeve të paralajmëruara që nga vitin 2014. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, ka bërë publike asetet e nxjerra në shitje, si dhe procedurat që duhet të ndiqen nga të interesuarit për t’u përfshirë në ankandet për blerjen e tyre.
Ministria sqaron se kërkesa për privatizimin e një aseti shtetëror mund të drejtohet në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes apo në institucionin përkatës që ka në administrim/ pronësi objektin që kërkon të privatizohet, e cila mund të bëhet nga pronari i truallit ose çdo person tjetër/institucion i interesuar për blerjen e asetit.