Pak ditë më parë, gazeta austriake “Der Standard” do të shkruante në një artikull se, pasuritë e Shqipërisë në botë po sekuestrohen pasi qeveria refuzon të paguajë gjobën prej 110 milionë euro ndaj biznesmenit italian, Francesco Becchetti.
Por i ftuar në “Politik On”, kryeministri Edi Rama e mohoi diçka të tillë, ndërsa e quajti shkrimin e gazetës si skandaloz.
Edi Rama: “Shkrimi i “Der Standard”, më vjen shumë keq, por shkrimi i “Der Standard” është shkrim skandaloz. Është shkrim skandaloz dhe nuk është e rastit që çështja e kazanit, siç e quaja unë se tani nuk e përdor më, kam heq dorë nga përdorimi por ma rikujtoni ju. Por çështja e kazanit që në anglisht është çështja e fake news-it është një çështje botërore. Dhe mungesa e filtrimit apo kalimit të lajmeve të rreme, apo të mesazheve që bazohen në lajme të rreme është një problem global. Dhe “Der Standard” në këtë rast… Çështja sot, për të cilën ju flisni, jo vetëm që nuk ka përfunduar por i është ndaluar palëve që ta komentojnë. Ne nuk kemi bërë asnjë koment për këtë”.
/a.r