Një tjetër mjek ka humbur betejën me koronavirusin në vendin tonë. Mësohet se ka ndërruar jetë mjeku i njohur, Myftar Zemani, i cili vazhdonte të ushtronte profesionin në Fier, edhe pse kishte dalë në pension.
Doktor Tarja, siç e thërrisnin ndryshe, nuk ka arritur ta fitojë dot betejën me virusin e rrezikshëm. Mes mesazheve të shumta ngushëlluese është edhe ai i avokatit të njohur, Genci Gjokutaj, i cili thekson se kjo flamë e zezë na mori doktor Taren, duke mos na lejuar as t’i bëjmë nderimet siç i takon.
“Sot eshte ndare nga jeta per shkak te Covid 19, mjeku dhe humanisti Myftar Zemani ( doktor Tarja ). Kjo flame e zeze jo vetem qe na e mori doktor Taren por nuk na lejon qe ti bejme edhe nderimet e fundit ashtu sic i takon! Te qofte dheu i lehte i dashuri Tare dhe shpirti yt qofte ne Parajse. Me dhimbje Ilir Balili, Haxho Balili (Gjokutaj ), Shaho Balili ( Nanaj ), Antoneta Balili (Saliu )”, shkruan avokati.