Shkalla e reputacionit e presidentit francez, François Hollande ka shënuar rritje pas sulmeve terroriste të 13 nëntorit, me 22 pikë brenda një muaji për të arritur në 50 për qind të opinioneve pozitive, sipas një sondazhi të publikuar sot nga organizatat IFOP/Fiducial kryer për llogari të mediave ”Paris Match” dhe ”Sud Radio”.
Ky është rezultati më i mirë i shënuar për presidentin socialist që prej vitit 2012, viti i zgjedhjes së tij në krye të shtetit.
Shkalla e popullaritetit e Hollande që kishte shënuar rënie në kontekstin e rritjes së nivelit të papunësisë, është regjistruar me rritje të ndjeshme me (+21 pikë) janarin e vitit të kaluar.
“Për të dytën herë brenda një viti u vu në dukje një rritje e mprehtë e popullaritetit të presidentit”, shprehet Frédéric Dabi, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i IFOP-it.
Francezët që e përkrahin vijën politike të François Hollande janë tashmë më të shumtë në numër se ata që e kundërshtojnë atë (49 për qind).