Shefja e epidemiologjisë pranë ISHP-së, Eugena Tomini deklaroi për Report Tv se shpreson që vaksina antiCOVID mund të vijë në Shqipëri brenda javëve të para të janarit.
“Pavarësisht mbrojtjes, vaksina do të jetë shpëtuese. Firmat farmaceutike janë në garë se kush po prodhon e para vaksinën. Vaksina nuk është në pjesët e parandalimit të koronavirusit por ajo do na mbrojë në nivele të larta. Shqipëria njësoj si vendet e tjera që është anëtarësuar brenda rrjetit të COVAX rreth 180 shtete ka pjesën e saj në dritaren e parë të programuar. Vendet që janë në zhvillim e sipër janë prioritare për kundrejt vendeve që janë të zhvilluara. Shqipëria është pjesë e këtij rrjeti dhe shpresojmë që sa më herët të sjellim vaksinën. Shpresojmë që në javët e para të janarit të jemi ndër vendet e para për të aplikuar vaksinës. Veprimet e tjera të bashkëpunimit, vendet e tjera do thonë dhe fjalën e fundit për ardhjen e vaksinës anti COVID. Meqë vendet e tjera e kanë programuar marrjen e vaksinës përpara krishtlindjeve ne shpresojmë për javët e para të janarit“, tha Tomini.
g.kosovari