Dy të dënuar nga Vlora dhe një tjetër nga Durrësi ishin subjektet e Operacionit Forca e Ligjit sot, në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda.
OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
Elton (Isa) Ferizi, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
Ilir Keka, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, e kryer në bashkëpunim;
Shkëlqim Keka, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, e kryer në bashkëpunim.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
g.kosovari