Dy qytetarë nga Elbasani kanë humbur jetën këtë të enjte pasi ishin infektuar me koronavirus.
Bëhet fjalë për një 73 vjecar dhe një 37 vjeçar, ky i fundit pa sëmundje bashkë-shoqëruese.
Mësohet se 37 vjeçari ishte ndjekur nga mjekët në Elbasan pasi kishte rezultuar pozitiv me Covid-19, por pasi gjendja e tij u përkeqësua me kalimin e ditëve, ai u dërgua në Tiranë, ku u shtrua në spitalin Covid 2.
Elton Gegolli
Prej 10 ditësh i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, 37 vjecari i quajtur Elton Gegolli nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen dhe ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.
g.kosovari