Teksa e gjithë vëmendja është përqendruar tek vaksina anti-covid dhe se kur do të nisë aplikimi i saj tek qytetarët, një pyetje që shtrohet shpesh herë është fakti se a duhet të vaksinohen ata që e kanë kaluar COVID-19.
Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti, në një lidhje skype për emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ pohoi se personat që e kanë kaluar COVID-in kanë imunitetin kujtesë, ndërsa shprehu mendimin se kjo kategori nuk duhet të përfshihet në fazën e parë të vaksinimit.
“Nga pikëpamja e imunitetit, prej disa muajsh antitrupat zgjatësin. Kanë imunitetin kujtesë. Se sa muaj zgjasin ato, kjo u verifikua se zgjaste shumë më tepër se sa u mendua në fillim. Mund të shihni se kemi pasur dhjetra miliona raste në pranverë, dhe këto nuk janë risjellë si të sëmurë sërish. Këta persona mendoj se nuk do të jenë tek fasha e parë e atyre që do të vaksinohen.”, tha Aliamehmeti.
g.kosovari