Nikollë Lesi ka bërë një shkrim mjaft të ndjerë për kolegun e tij Agron Gjekmarkaj të cilin e cilëson si patriot, ikonë të gazetarisë dhe yll të shndërritshëm.
Përmes një shkrimi në gazetën “Koha Jonë”, Lesi le të kuptohet se veç ai dhe Gjekmarkaj nuk janë manipuluar nga politika edhe pse thotë që oligarkët kanë dashur t’i blenë.
Ndërkohë, ai tregon se kryeministri Edi Rama ka blerë gjithë gazetarët VIP me thasë me euro.
“Sot, në këtë katrahurë mediatike dhe kur kryeministri ka blerë gjithçka, edhe nga gazetarët VIP të dikurshëm, kur oligarkia e urdhëruar nga kryeministri po krijon e financon parti politike, kur buxheti shteti është kthyer në një thes me euro për koncensione e PPP-të të mafio-biznesit rilindas, kur po hidhet miliona euro për mediat kryesore që ti bëjnë shërbimin e radhës një surrelasi që po shkatërron çdo element demokratik në vend, vetëm që të sigurojë një mandat të tretë; në kohën kur ëndërra europiane po fashitet prej cubave dhe mafiozëve të Rilindjes, dalin disa karaktere burrnore dhe që numërohen me gishta në shoqërinë civile.
Një prej këtyre ikonave të shoqërisë civile që flet me kurajo dhe me pasion patriotik për vendin, i cili nuk tutet dhe nuk ofertohet nga asnjë oligark apo parti është Agron Gjekmarkaj.
Ai është pedagog, i shkolluar në Itali dhe me kulturë kristiane, i pa manipulueshëm nga askush dhe që mbetet në këtë humbëtirsë mediatiko-politike si një yll dinjiteti dhe karakteri, duke thënë të vertetën e hidhur për pushtetin dhe njerëzit e medias të blerë nga kryeministri.
Agron Gjekmarkaj po jep në pak muaj një leksion praktik, sesi duhet të jetë një intelektual që para se gjithash mendon dhe flet për një Shqipëri tjetër, ndryshe nga kjo e Edi Ramës. Ai nuk duhet lënë vetëm, paçka se jehona e fjalës dhe kurajos së tij duket sikur vringëllon në një humnerë vlerash të kësaj shoqërie civile, të blerë në shumicën e rastëve nga Qeveria.
Ai Gjekmarkaj që ishte mbrëmë në Top Channel, duhet të jetë si një shembull për krejt intelektualët dhe analistët shqiptarë. Kjo mafie në pushtet nuk largohet apo sfidohet ndryshe, por duke patur të tillë si Agron Gjekmarkaj”, shkruan Nikollë Lesi. (TemA)
Nuk shiteni se nuk ju blen njeri o te pariciklueshem
Jeni te shitur tek saliu te dy e disa te tjere.