Këshilli i BE ka dalë me një draft mbi ecurinë e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave. Shqipëria është vlersuar për ecurinë e reformave, megjithtë është theksuar se ende nevojitet shumë punë për të arritur në përcaktimin e një një date se kur do të mbahet konferenca ndërqeveritare.
Këshilli shpreh angazhimin për të mbështetur Shqipërinë në realizimin e reformave dhe plotësimin e kushteve për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare, por thekson se është me rëndësi thelbësore funksionimi i Gjykatës Kushtetuese.
Nevoja për dialog politik konsiderohet gjithashtu një faktor i rëndësishëm.
“Këshilli nënvizon se dialogu politik në vend ka nevojë të forcohet më tej, veçanërisht në reformën zgjedhore dhe zbatimin e saj. Transparenca e financimit të partive politike gjithashtu duhet të sigurohet”, thuhet në draft.
Vlerësime ka dhe për punën për Reformën në Drejtësi.
“Këshilli mirëpret përparimin e mirë të Shqipërisë në fushën e sundimit të ligjit, përfshirë këtu zbatimin e reformës gjithëpërfshirëse të drejtësisë, e cila ka përparuar në mënyrë të qëndrueshme, dhe në forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe luftën kundër krimit të organizuar, ku u finalizua krijimi i strukturave të specializuara kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”/a.p