Vangjel Tavo kërkon rrëzimin e Qeverisë së drejtuar nga Edi Rama, pasi sipas tij, ajo është e paaftë për menaxhimin e pandemisë, të cilën LSI nëpërmjet kryetares së saj Monika Kryemadhi, në fakt nuk e njeh se ekziston.
Sipas Tavos, Qeverinë duhet ta marrin në dorë ekspertët e LSI-së.
“Duhet qeveri profesionistësh e jo propagandistësh
Një qytetar tjetër humbi jetën duke u hedhur nga Spitali “Shefqet Ndroqi.” Numri kaq i madh i qytetarëve që kryejnë vetëvrasje në spitale është i papranueshëm.
Të lënë pa maska dhe mjete mbrojtëse, të braktisur nga qeveria, mjekë dhe infermierë kanë humbur jetën me dhjetëra.
Të infektuarit me COVID-19 vazhdojnë të trajtohen në ambulanca ose vetëtrajtohen në shtëpi.
Testet vazhdojnë me pagësë dhe me çmime të larta.
Testimi në masë dhe falas as që konsiderohet prioritet i qeverisë.
Spitalet rajonale duhet të përdoren për trajtimin e pacientëve të infektuar por nuk mjaftojnë vetëm shtretërit pasi kërkohet oksigjen dhe pajisje mjekësore.
Këto mungojnë. Madje spitalet nuk kanë as sapun pasi paratë kanë shkuar për fasada dhe PPP.
Nuk ka asnjë strategji menaxhimi.
Numrat e infektimeve dhe vdekjeve janë më të larta se në fillim të pandemisë.
Kjo qeveri po rrezikon shëndetin publik.
Kjo qeveri është fajtore për papërgjegjshmëri.
Kjo qeveri duhet larguar sa më parë.
Duhet një qeveri profesionistësh dhe jo propagandistësh”, shkruan Tavo./ Tema
g.kosovari
Tavo na hangsh ate qe sthuhet mashtrues