Fjalimi i Nolit në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë në 1924
E rrallë, fotoja e Fan Nolit dhe Wilson në Gjenevë për njohjen e Shqipërisë
Fan S. Noli duke hyrë në Selinë e Lidhjes së Kombeve në Gjenevë më 1924, prej nga kërkoi nga presidenti amerikan Thomas Woodrow Wilson anëtarësimin e Shqipërisë në OKB. Kjo foto publikohet për herë të parë nga gazeta zvicerane në gjuhen shqipe “Le Canton27.ch” në Bernë.
Ambasadori i parë shqiptare në OKB, Fan Noli së bashku me Wilsonin në Gjenevë, kur Shqipëria, e përfaqësuar prej tij, u pranua në Lidhjen e Kombeve të Gjenevës dhe pavarësia e vendit tonë u njoh zyrtarisht nga bota.
Suksesi në Lidhjen e Kombeve i dha Nolit, vendin e figurës kryesore në jetën politike shqiptare. Nga Gjeneva u kthye në Shqipëri, dhe nga 1921 deri më 1922 përfaqësoi Federatën ‘Vatra’ në parlamentin shqiptar. Me ketë mund të themi se shqiptarët pas Skenderbeut deri tek epoka e Ismail Qemalit nuk dinin vetëm të bënin luftë, por bënin edhe diplomaci shumë herët, madje edhe para se të bëhej shteti shqiptar, të pushtojnë kancelarët e OKB në favor të njohjes dhe internacionalizmit të Shqipërisë, cështjes sonë kombëtare.
Sipas gazetës zvicerane në gjuhën shqipe “Le Canton27.ch” në vitin 1917, Fan Noli kishte takuar personalisht presidentin amerikan Wilson, i cili i kishte dhënë fjalën se do të mbrojë pavarësinë e Shqipërisë
Wilsoni e mbajti deri në fund besën e tij, Made in USA. Madje Presheva Jonë shkruan se cdo diplomat dhe intelektual shqiptar sot është i vetëdijshëm se pa përkrahjen e Wilson nuk do të kishim Shqipëri.
Thomas Woodrow Wilson ështe i lindur në 28 dhjetor të vitit 1856 dhe vdiq më 3 shkurt të viti 1924. Wilson ishte presidenti i 28-të i radhës i SHBA, mes viteve 1913-1921.
Wilson dha një kontribut të madh për zyrtarizmin e shtetit shqiptar në Gjenevë.
Për këtë angazhim të presidentit Wilson dhe SHBA-ve padyshim edhe shqiptarët dhe institucionet tona janë mirënjohës ndaj kontributit të tij dhe popullit amerikan. Kurse, në dhjetor Shqipëria, me ndihmën e presidentit amerikan Woodrow Wilson – pranohet në Ligën e Kombeve të Bashkuara sot OKB, si vend i pavarur dhe sovran ku në mesin e 192 flamujve valon sot ditë e natë, verë e dimër flamuri ynë kombëtar kuqwzi me dy krena.
Por nuk duhet harruar roli patriotik i Fan Nolit. Ai u kthye në Evropë për të promovuar pavarësinë e Shqipërisë, vendosjen në Shqipëri për herë të parë në vitin 1913. Ai u rikthye në Shtetet e Bashkuara gjatë Luftës së Parë Botërore, duke shërbyer si kreu i organizatës ‘Vatra’, i cili në fakt e bëri atë njëherazi dhe udhëheqës të diasporës shqiptare. Falë përpjekjeve të tij patriotike dhe diplomatike në Shtetet e Bashkuara, në Gjenevë ai fitoi mbështetjen e Presidentit Woodrow Wilson për një Shqipëri të pavarur ku në vitin 1920 ajo fitoi anëtarësimin e shteti të ri në Lidhjen e Kombeve të Bashkuara.
Edhe pse Shqipëria tashmë kishte shpallur pavarësinë e saj në vitin 1912, anëtarësimi në Lidhjen e Kombeve kishte domethënie e madhe e vendit në me njohjen ndërkombëtare. Noli i rikujton Wilsonin gjithashtu, në Gjenevë, kur Shqipëria, e përfaqësuar prej tij, u pranua në Lidhjen e Kombeve dhe pavarësia e vendit tonë u njoh zyrtarisht:
“Ndjeva një lëmsh mallëngjimi në grykë dhe më rrotullonte në kokë një emër, që ka fituar mirënjohjen e gjithë zemrave shqiptare, e ai ishte emri i Presidentit Wilson”, mësohet të ketë thënë Fan Noli.