Është mësuar identiteti i shqiptarit të vrarë mbrëmë në Bruksel. Mësohet se bëhet fjalë për Ardit (Arjan) Spahiu nga Elbasani.
Mësohet Ardit (Arjan) Spahiu nga Elbasani qe është qëlluar në qytetin Molenbeek.
Spahiu është vëllai i kunatit të Erion Alibej, i arrestuar nga prokuroria e Elbasanit si person i dyshuar për urdhërimin e organizimit të dy vrasjeve.
Erion Alibej, organizatori i dy vrasjeve që tronditën qytetin e Elbasanit, më 20 dhe 29 korrik, ka porositur vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe shokut të tij, Regis Runajt në Elbasan.
Uniformat blu e arrestuan më 18 shtator në Elbasan.
Ngjarja e mbrëmshme në Belgjikë tronditi autoritetet atje. Sipas asaj që raportuan menjëherë mediat e huaja, shqiptari është ekzekutuar nga 8 plumba dhe mbeti i vdekur në vend. Ato raportojnë se ai jetonte ilegalisht në shtetin belg.
Shqiptari i vrarë është një person me precedentë penalë, ai është arrestuar në vitin 2010 për vrasjen e Gëzim Alikajt, 52-vjeçarit nga Elbasani. Mediat lokale publikuan edhe pamje nga vendi i vrasjes së Spahiut, ndërkohë që ende nuk ka një autor në pranga për këtë ngjarje.