Sajmir Allushi, drejtori i burgut 313 ka dhënë dorëheqjen pas publikimit në media të një dokumenti që vërtetonte se ai ishte dënuar më parë nga drejtësia.
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka vlerësuar aktin e drejtorit të burgut 313 si një akt me rëndësi në kuadër të dekriminalizimit të administratës dhe respektimit të standarteve ligjore.
Sajmir Allushi ishte vënë në këtë post në vitin 2013.
Dokumentin që vërteton se Drejtori Burgut 313 ka qenë i dënuar e ka siguruar Lapsi.al. Bëhet fjalë për vitin 1994, kohë në të cilën Allushi ishte dënuar nga gjykata për sjellje të padenjë në shoqëri. Në atë kohë Sajmir Allushi, 21 vjeç, ishte ndaluar nga policia pasi ky i fundit po drejtonte automjetin e tij me shpejtësi të lartë në një zonë të populluar.