U pretendua më herët se 22-vjeçarin Elidon Basha nga Bulqiza mund ta ketë vrarë pa dashje me çifte shoku i tij, pasi kishin dalë për gjah, por policia ka gjetur armën automatike me të cilën është vrarë i riu.
Policia ka mundur të gjejë një kallashnikov me të cilin dyshohet të jetë qëlluar Elidoni.
Shoku i tij Klodian Kola 27 vjeç deri tani mbetet i dyshuari kryesor i krimit, megjithatë do të jenë hetimet e mëtejshme të prokurorisë ato që të përcaktojnë rrethanat dhe autorin e krimit.
Elidon Basha mbërriti pa shenja jete në spital, pas plagëve që kishte marrë nga një plumb.
Ai ka humbur jetën si pasojë e gjakderdhjes, pasi mbërriti pas disa orësh i pajetë te Trauma në Tiranë.
I riu nuk mori dot ndihmën e duhur në spitalin e Bulqizës gjatë mbrëmjes së djeshme, pasi aty mungonte kirurgu.
Klodian Kola ka thënë pas akuzave se nuk e ka vrarë ai shokun e tij, përkundrazi, e ka ndihmuar, ndërsa pretendoi se ata janë qëlluar nga disa persona të tjerë.
Megjithatë dyshohet se pikërisht Kola e kishte fshehur kallashnikovin e gjetur nga policia.
Dy të rinjtë mësohet se ishin shokë të ngushtë dhe kishin dalë edhe herë të tjera për gjueti bashkë, në pyjet e Bulqziës, kurse motivi dhe rrethenat e krimit pritet të zbardhen nga organet kompetente.
/a.r