Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri ka kujtuar 26 nëntorin, ndërsa sot shënohet një vit nga tërmeti tragjik.
Në një postim në rrjete sociale, Soreca e cilëson si tërmetin më shkatërrues në Shqipëri me 51 jetë të humbura, ndërsa kujton solidaritetin e BE dhe shteteve anëtare.
“Më 26 nëntor 2019 Shqipëria u godit nga një tërmet shkatërrues. Një vit më pas, ne kujtojmë 51 viktimat e asaj dite të tmerrshme dhe solidaritetin e BE dhe shteteve anëtare ndaj popullit shqiptar. Tani ne punojmë për rindërtimin! Së bashku më të fortë!”, shkruan ambasadori.
g.kosovari