Kuvendi e nisi sot seancën plenare me një minutë heshtje në ndër të viktimave të tërmetit të 26 nëntorit 2019.
Në fjalën e tij, kryeparlamentari Gramoz Ruçi vlerësoi solidaritetin e gjithë shqiptarëve, por edhe kontributin që dhanë shtet e tjera të BE në konferencën e donatorëve.
“Qindra mijra qytetarë kontribuan me sa mundën për të lehtësuar barrën e përballimit të pasojave të tërmetit. Sfida e qytetarëve po mund sfidën e natyrës. Përgjigja e Qeverisë e institucioneve edhe solidariteti i qytetarëve shqiptarë inspiruan mbështetjen e fuqishme ndërkombëtare.
Konferenca e donatorëve e shkurtit 2020, me moton “Bashkë për Shqipërinë”, mobilizoi për rindërtimin një ndihmë jashtë çdo parashikimi: 1.15 miliardë Euro, prej të cilave 300 milion dhuratë.
Fuqia, shpresa dhe besimi janë më të mëdha se goditja e tërmetit e ankthi prej pandemisë.
Solidariteti e dashuria njerëzore prodhojnë rezultate më të mira se ndarja e konfliktet”, tha Ruçi.
g.kosovari