Përplasje me armë zjarri mes emrave të njohur të botës së krimit në Elbasan. Në lagjen “Emin Matraxhiu”, pranë stadiumit “Air Albania”, një person i identifikuar si Migert Qosja ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip MAZDA, i cili ka qënë në lëvizje e sipër. Brenda mjetit udhëtonte Ervis Çausholli, i njohur si një nga personazhet më të rrezikshme të qytetit.
I plagosur në shpatull, Çausholli u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës për t’i shpëtuar jetën, ndërkohë që Policia nuk kishtë dëgjuar as të shtëna dhe nuk kishte parë as gjak. Për orë të tëra rresht pretendonin se nuk kishin të plagosur, dhe kur pranuan ngjarjen, pretendonin se i riu kishte shkuar tek Trauma për t’u arratisur.
Tanimë pritet që dëshmia e “korçarit” të zbardhë gjithë ngjarjen e ndodhur, ndërkohë që në kërkim është shpallur 25-vjeçari Qosja, banues në Elbasan.
Kush është Çausholli?
Çausholli, i njohur ndryshe edhe si “Vis korçari” është një emër mjaft i njohur për policinë në Elbasan, pasi rezulton të jetë i përfshirë në disa ngjarje të tjera kriminale në qytet, por nuk është dënuar asnjëherë lidhur me ngjarjet për të cilat është akuzuar. Ai njihet si një nga personat më të afërm të Ardjan Çapjas.
g.kosovari