Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Tepelenë ku një makinë e parkuar ka lëvizur për shkak të terrenit dhe ka goditur shtetasin B.SH duke i marrë jetën.
Memaliaj.
Në fshatin Krahës, Bashkia Tepelenë, në oborrin e banesës së shtetasit B.Sh., 67 vjeç, mjeti fugon, tip “Mercedes benz”, i cili ka qënë i parkuar, për shkak të terrenit të pjerrët ka levizur dhe ka goditur shtetasin B. Sh., duke i shkaktuar vdekjen.
Gjithashtu është dëmtuar në këmbë dhe djali i tij, shtetasi E. Sh., i cili është transportuar për ndihmë mjeksore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, ku nga veprimet hetimore rezultoi se ngjarja ka qënë aksidentale.