Kreu i grupit të PS, Taulant Balla ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për hetimin dhe pretendimet në raportin e Dick Marty për luftën në Kosovë.
Ky komision do të ketë për qëllim hetimin e krimeve në disa zona të veriut të Shqipërisë, të quajtura burgje të UÇK-së.
Kanë qenë 18 deputet të mazhorancës që i kanë dërguar kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi një kërkesë për ngritjen e një komisioni.
Në kërkesën e dorëzuar në Kuvend thuhet se Komisioni do të hetojë edhe rolin e politikanëve shqiptarë në raportin e Dick Marty.
Propozimi i numrit 2 të socialistëve erdhi për shkak të debatit që ka krijuar raporti i Dick Marty rreth rolit në luftën për çlirimin e Kosovës të disa drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pretendimeve për ekzistencën në veri të Shqipërisë të burgjeve të UÇK.
g.kosovari