Ne kufi me Maqedonine, ne piken e kalimit kufitare te Qafe Thanes jane rritur ndjeshem masat kunder terrorizmit. Sipas informacionit nga policia shqiptare eshte rritur numri i punonjesve te policise sikurse edhe e mjeteve ne dispozicion te tyre.
Çdo person qe kalon permes ketij kufiri pervecse i kontrollohet imetesisht dokumentacioni i nenshtrohet edhe nje pyetesori ne prani te agjenteve te antiterrorist. Mediat e huaja kane shkruar kohet e fundit per prezence te elementeve terroriste ne Maqedoni dhe per kete arsye kufiri nga te dy shtetet po mbahet ne vezhgim te rrepte.